Trajneri gjerman largon 7 futbollist nga Bajern Munihu!?

Trajneri Tomas Tushel po planifikon të largojë shtatë yje të Bajern Munihut këtë verë, pasi synon të bëjë ndryshime të mëdha te bavarezë.

Tushel, i cili iu bashkua Bajernit në muajin mars, e udhëhoqi klubin drejt titullit të 11-të radhazi të Bundesligës. Por pavarësisht se fitoi ligën, 49-vjeçari dëshiron një rinovim të madh veror në klub përpara sezonit 2023/24. Sipas gazetës gjermane “Bild”, lista e largimeve përmban disa emra të mëdhenj, duke përfshirë Sadio Mane, i cili nënshkroi për klubin vetëm verën e kaluar.

Ai u largua nga Liverpulli për t’u transferuar në Bajern në një kalim me vlerë 42 milionë euro. Senegalezi shënoi vetëm 12 gola në të gjitha garat pasi nuk arriti të përsëriste formën e tij që e kishte në Premier Ligë. Bajerni tashmë është i përgatitur të dëgjojë ofertat për 31-vjeçarin, me Njukësëllin që mendohet të jetë i etur për ta transferuar atë në ligën elitare të Anglisë.

Liroj Sane dhe Serzh Gnabri janë gjithashtu në listën e largimeve, me Tushellin që kërkon të përforcojë sulmin e tij përpara sezonit të ri. Portieri Aleksander Nubel, mbrojtësi i djathtë Bouna Sarr dhe mesfushori Marselo Sabitzer, i cili iu bashkua Man. Juanjtedit si huazim në janar, janë gjithashtu të lirë të largohen nga “Allianz Arena”.

Mbrojtësi francez, Benjamin Pavard, përfundon listën e shtatë lojtarëve në largim pasi vendosi kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Bajernin. Largimet do të lejojnë Tushellin të rekrutojë lojtarë të rinj, me yje si: Hari Kejnin e Totenhamit, Deklan Rajsin e Uest Hemit dhe Viktor Osimhenin e Napolit.

Klubi gjerman gjithashtu mendohet të jetë duke e kontrolluar yllin e Aintraht Frankfurtit, Randal Kolo Muani./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button