Trajneri gjerman refuzon Çellsin për stolin e Barcelonës

Hansi Flick, 59 vjeç, vazhdon të ëndërrojë për t’u bërë trajner i Barcelonës. Pavarësisht se disa skuadra të Premier Ligës janë në dijeni të situatës së tij. Mes tyre edhe Çellsi, pasi klubi “blu” zyrtarizoi largimin e Maurisio Poketinjos. Trajneri gjerman nuk do të bëjë asnjë hap derisa të përcaktohet situata në Barcelonë. Flik i ka thënë tashmë “Jo” Çellsi-t dhe i jep përparësi klubit të Barçës mbi propozimet që ka në tavolinë.

Ish-trajneri i Bajern Munihut dhe ish-trajneri i Gjermanisë ishte shumë pranë pankinës së Barçës një muaj më parë, para takimit në shtëpinë e Laportës me Çavin, ku u konfirmua trajneri aktual i “blaugranave”. Megjithatë, skenari i ri që është hapur te Barcelona, pas zemërimit monumental të Laportës, ka bërë që Flik të ketë sërish mundësi për të drejtuar pankinën e Barçës.

Vendimi, siç njofton “El Mundo Deportivo”, do të merret pas ndeshjes ndaj Seviljas, në takimin e së hënës së ardhshme, ku, përveç Laportës dhe vetë Çavit, do të jenë të pranishëm edhe drejtori sportiv Deko, zëvendëspresidenti sportiv, Rafa Juste, dhe anëtarët e tjerë të komisionit të sportit.

Flikk ka si menaxher të tij Pini Zahavin, përfaqësues i Robert Levandovskit, i cili gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Zhoan Laporta.

LEXO EDHE:

Back to top button