Trajneri i Anglisë “shpjegon” përse nuk shkëlqyen yjet britanike ndaj Serbisë

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku në ndeshjen e parë mposhti Serbinë me rezultat minimal 1-0. Ka mjaftuar një gol nga Xhud Belingam në minutën e 12-të që ‘Tre Luanët’ të marrin tre pikët e para nga kjo ndeshje.

Megjithatë loja e Anglisë nuk është se ka bindur, pasi është pritur që ta mposhtin me rezultat më të thellë një skuadër si Serbia. Trajneri i Anglisë, Geret Sauthgejt pas ndeshjes ka thënë se është e vështirë të luhet me skuadra që gjithmonë kanë mendjen për tu mbrojtur.

“Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, pasi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë të sulmit bënë shumë mirë. Jam i bindur që në vijim do të arrijnë të shënojnë”, tha Sauthgejt.

Tutje trajneri anglez foli edhe për autorin e golit, Xhud Bellingham, duke vlerësuar lartë yllin e Real Madridit.

“Bellingham është i aftë të bëjë diferencën dhe të krijojë diçka vetë. Mund të them se bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ka një nivel tepër të lartë.Ndonëse nuk e zotëruam topin aq sa duhej, më pëlqeu fakti që skuadra diti të reagojë dhe në këtë drejtim”, deklaroi Sauthgejt.

LEXO EDHE:

Back to top button