Trajneri I Baselit tregoi përse e la Xherdan Shaqirin në stol
Xherdan Shaqiri, befasisht, nuk startoi te Baseli të dielën në ndeshjen në shtëpi ndaj Lozanës. Dhe për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi, kampioni i Zvicrës nuk shënoi gol. Ndeshja e Superligës helvetike përfundoi pa gola. Shaqiri hyri në lojë në pjesën e dytë dhe lëshoi rastin më të mirë.
Trajneri Ludovik Manjin ka treguar pse vendosi që kapiteni i skuadrës të jetë zëvendësues.
“Kemi folur pas ndeshjes me Aston Villan për atë se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi shikuar të dhënat e tij dhe kemi vendosur se do të luajë si zëvendësues”, ka thënë Manjin. Ai ka dhënë se skuadrës i mungoi pasimi final dhe besimi i nevojshëm.
Baseli është shumë i varur nga forma e Shaqirit.







