Trajneri i Çekisë flet para duelit vendimtar me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavi ka folur pak ditë para ndeshjes vendimtare kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria dhe Çekia do të përballen më 12 tetor (e enjte) nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Silhavi përveç vlerësimit të tij për lojën e parë në Çeki dhe atë në Tiranë pas pak ditësh, foli edhe për atmosferën elektrizuese që i pret nga tifozët shqiptarë në “Air Albania Stadium”.

“Ndeshja me Shqipërinë ishte shumë e keqe. Prisnim të kishim dy pikë më tepër, por tani e kemi situatën edhe më keq. Mendoj se ata do të luajnë njëjtë si këtu. Polonia luajti me ta atje dhe humbi. Ata ia dolën të mundnin favoritin dhe nuk do të jetë e lehtë përpara atij publiku”, ka thënë Jaroslav Silhavy për “Sport.ceskatelevize.cz”

 

Ne e përkeqësuam edhe më shumë. Shqipëria nuk ishte një nga fuqitë e mëdha të futbollit, por nëse i hedhim një sy skuadrës së tyre, ka shumë lojtarë nga Seria A italiane dhe nga kompeticionet europiane. Shtoji këtu edhe tifozerinë fanatike”, deklaroi mes tjerash trajneri i Çekisë.

LEXO EDHE:

Back to top button