Trajneri i Fejnordit në verë kalon në Premier Ligë

Trajneri i Fejnordit, Arne Slot thuhet se ka arritur një marrëveshje për t’u bërë trajner i Totenhamit.

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, agjentja Rafaela Pimenta ka qenë në bisedime me Totenham Spurs dhe ka treguar se klienti i saj do të dëshironte të transferohej në Londrën Veriore këtë verë.

Nëse dakordohen të dyja palët, trajneri i Fejnord-it, pritet ti kushtoj ekipit të Premierligës rreth 6 milionë funte. Arne Slot këtë sezon fitoi titullin e Eredivisie me skuadrën e Fejnordit. /IndeksOnline

LEXO EDHE:

Back to top button