Trajneri i Fejnordit: Për Himenezin, Milani është klubi i ëndërrave

Vizioni është i qartë, madje në njëfarë mënyre edhe altruist. Sigurisht, diçka që ngjan shumë me një dorëzim të pashmangshëm. Protagonisti është Brian Priske, trajneri i Fejnoordit, dhe tema e fjalëve të tij është, siç pritej, Santiago Himenez, sulmuesi pranë kalimit te Milani.

“Si trajner, detyra ime është të jap maksimumin me lojtarët që kam në dispozicion, – thotë ai. – Kam një marrëdhënie pune jashtëzakonisht të mirë me Dennis te Kloese (drejtorin sportiv) dhe jemi në të njëjtën gjatësi vale.

Ai bën atë që është më e mira për këtë klub, edhe kur bëhet fjalë për një largim të mundshëm të Himenezit. Do të më pëlqente shumë ta mbaja Santi, sepse është një lojtar shumë i mirë. Shpresoj që të mund ta mbajmë, por nuk është vetëm një vendim imi,” tha fillimisht Himenez.

 

“E kuptoj që lojtarët kanë shumë ambicie. Është pjesë e futbollit, nëse ata duan të luajnë në kompeticionet e mëdha, sepse ambicia është e rëndësishme. Karburanti për sportistët është realizimi i ëndrrave, ndaj e kuptoj plotësisht Himenezin. Dhe të gjithë e dinë se Milani është një nga klubet e tij të ëndrrave”.

 

Në fund, një përditësim mbi gjendjen e tij fizike, pas dëmtimit në Ligën e Kampionëve.

 

“Është mirë, pritet të rikthehet në grup të shtunën”.

LEXO EDHE:

Back to top button