Trajneri i Francës tregon arsyen e vërtëte përse nuk e ftoi Mbape-n për sfidat e Ligës së Kombeve

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka zbuluar se Kilian Mbape donte të grumbullohej me kombëtaren, por ai ka zgjedhur ta lërë jashtë.

“Është një fakt se Mbape ndodhet në një situatë të vështirë. Po kalon një moment delikat në karrierën e tij. Donte të vinte, por unë mendoj se nuk ishte një moment i mirë që të grumbullohej. Të gjithë mund të kalojnë një moment të vështirë. Ka një element fizik dhe një psikologjik”, ka thënë Deshamp.

Franca barazoi 0-0 kundër Izraelit në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve dhe takimin e ardhshëm do ta ketë kundër Italisë.

Kilian Mbape ka shënuar 6 gola në 11 ndeshje të luajtura në La Liga në këtë sezon, duke dhënë një asist. Ai ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button