Trajneri i Gallatasarait: Çdo trajner e do Paolo Dibalën në ekipin e tij

Trajneri i Gallatasarajit, Omar Buruk, ka konfirmuar interesin për yllin e Romës, Paulo Diballa, por pranon se bisedimet duhet të kryhen në mënyrë “sekrete”.
“Ai është një lojtar i vlefshëm dhe çdo trajner e dëshiron atë, përfshirë edhe mua,” tha Buruk në një konferencë për shtyp. Gjigantët turq kanë nevojë për një sulmues për të zëvendësuar Mauro Ikardin, i cili është i dëmtuar.
Kontrata e Dibalas me Romën skadon në qershor të vitit 2025, por ai ka një klauzolë që mund ta zgjasë qëndrimin e tij edhe për një vit tjetër nëse zhvillon edhe gjashtë paraqitje këtë sezon, duke luajtur të paktën 45 minuta në secilën.