Trajneri i PSZH-së befason: E përballuam presionin e tyre

Skuadra e PSZH pësoi një humbje të turpshme në fushën e Njukasëllit me rezultatin 4-1, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Trajneri Luis Enrike u shpreh i befasuar nga ky rezultat.

“Këto lloj ndeshjesh janë gjithnjë të vështira për trajnerët. Megjithatë, mendoj se djemtë u paraqitën mirë. Ishim të aftë të përballonim presionin e tyre, duke krijuar edhe rastin e parë për gol me Dembele.

 

Ndershmërisht, mendoj se rezultati është i padrejtë edhe pse ata e merituan fitoren. I përgëzoj rivalët për fitoren, bënë një ndeshje të madhe. Gjithsesi, për mua rezultati është shumë i vështirë për t’u pranuar.

 

Formacioni që hodha në fushë?

Mendoj se ishte ai i duhuri për këtë ndeshjes dhe vazhdoj të mendoj në këtë mënyrë edhe sot”, u shpreh trajneri spanjoll, Luis Enrike.

LEXO EDHE:

Back to top button