Trajneri Italian gati të drejtojë kombëtaren e Turqisë

Barazimi 1-1 ndaj Armenisë i vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”, pasuar nga një humbje 4-1, ndaj Japonisë në miqësore ka mjaftuar për të shkarkuar teknikun Stefan Kuntz nga posti i trajnerit të kombëtares turke
Tashmë drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit janë në kërkim të një pasardhësi për 60-vjeçarin dhe duket se e kanë gjetur atë në Itali, teksa në fokus është ish-“numri 1” i pankinave të Milan, Roma e Fiorentina.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin, Vinçenzo Montella, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave është takuar këtë të hënë me Presidenti e Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi, teska mësohet se marrëveshja është arritur dhe italiani mund të zyrtarizohet shumë shpejt si trajner i ri i Kombëtares turke.