Trajneri italian ndodhet në Napoli për firmën me klubin e Serie A

Aventura e Antonio Konte-s te Napoli ka nisur zyrtarisht. Të dielën mbrëma, me një fluturim nga Londra, trajneri italian u ul në aeroportin e qytetit napolitan dhe më pas u transferua menjëherë në hotel.
Tashmë do të zhvillohen procedurat bazë mes Antonio Konte-s dhe presidentit të Napolit, De Laurentiis, e më pas do të jetë prezantimi.
Napoli kërkon të rikthehet në majat e futbollit italian pas një sezoni zhgënjyes, me Konte-n si komandat.