Trajneri Jakin, fton vetëm 2 shqiptarë te kombëtarja e Zvicrës!

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Murat Jakin për dy ndeshjet e muajit tetor.

Në listën e përbërë nga 23 futbollistë bëjnë pjesë edhe dyshja me prejardhje shqiptar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Nuk mbahet mend që Zvicra të ketë vetëm dy shqiptarë në listë.

Uran Bislimi, Andi Zeqiri e Ardon Jashari s’janë ftuar për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Bellorusisë. Më 12 tetor, Zvicra do të përballet me Izraelin në udhëtim, ndërkohë tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë.

LEXO EDHE:

Back to top button