Trajneri kroat pritet të ulet në stolin e skuadrës së Lacios

Lacio së shpejti do të bëhet me trajner të ri. Pas dorëheqjes së Maurisio Sarrit, skuadra italiane është në kërkim të një shefi të ri të shtabit teknik. Sipas mediave italiane, Igor Tudor pritet të nënshkruajë kontratën si trajner i ri i Lacios.

Marrëveshja do të jetë valide deri në vitin 2025, me mundësi zgjatjeje për një vit. Italia nuk është terren i panjohur për Tudor, i cili menaxhoi skuadrave si: Verona dhe Udineze. Ndërkohë së fundmi, ai ishte trajner i Marsejës

LEXO EDHE:

Back to top button