Trajneri nuk e lë Federerin të marë pjesë në turneun Masters

Roxher Federer rrezikon të mos luajë në Grand Slam të “Australian Open”, që zhvillohet në Melburn janarin e ardhshëm. Tenisti zviceran, 40 vjeç, nuk luan që prej Grand Slam të “Uimbëldonit”, kur u eliminua në çerekfinale (në muajin korrik).

“Mendoj se ‘Australian Open’ nuk është një mundësi reale për Roxher Federerit në këto momente. Gjithsesi, Federer do ta shohim sërish në fushë vitin tjetër, por saktësisht nuk e dimë ende se kur. Roxheri po rikuperohet gradualisht, nuk ka pse të nxitohet. Ka disa mundësi që ai të jetë në ‘Australian Open’, por ai dëshiron të luajë vetëm nëse është 100% i rikuperuar fizikisht. Ai është 40 vjeç dhe në këtë moshë rikuperimi është i avashtë”, tha trajneri Ivan Ljubiçiç.

 

Trajneri i tij ka hedhur poshtë idenë e tërheqjes së tij nga sporti së shpejti apo vitin tjetër.

 

“Kam biseduar dhe ju garantoj se ai dëshiron ende të luajë. Nëse ai vendos të tërhiqet kjo gjë nuk ka për të ndodhur së shpejti”, u shpreh Ljubiçiç.

LEXO EDHE:

Back to top button