Trajneri zbulon trukun për të ndaluar qenin të tërheqë zinxhirin: ‘Do ta ngadalësojë atë’
Trajneri zbulon trukun për të ndaluar qenin të tërheqë zinxhirin: ‘Do ta ngadalësojë atë’

Trajnuesi i qenve Adam Spivey zbuloi në TikTok teknikën më të mirë për të ndaluar qenin tuaj të tërheqë zinxhirin, ndërsa ju jeni duke shëtitur me të
Në një video virale, ai zbuloi sekretin e tij për të kontrolluar kafshën tuaj në rrugë dhe për t’u siguruar që ju dhe ajo të kënaqeni kur jeni jashtë.
“Nëse qeni juaj tërheq zinxhirin, bëni këtë gjë dhe do të ndryshojë mënyrën se si ecën kafsha juaj. Në vend që të tërhiqeni mbrapa ose të ndaloni, etj., tërhiqeni zinxhirin lart”, tha Adami, duke shpjeguar se kjo do ta ngadalësojë qenin, ndërsa tërheqja e zinxhirit mbrapa e bën atë të dëshirojë të tërheqë edhe më shumë.
“Tërhiqni zinxhirin pak lart por të lirshëm, pastaj relaksohuni dhe qeni juaj do të ngadalësohet”, vuri në dukje ai.
Adami tha se është më mirë ta çoni qenin tuaj për një shëtitje kur ai është i qetë, sepse në këtë mënyrë ka më pak mundësi që ai të tërheqë zinxhirin kur dilni jashtë, transmeton Telegrafi.
Çfarë duhet të bëni kur një qen rënkon
Një trajner tjetër i qenve nga shkolla K9 Dog Training i këshilloi pronarët të mos reagojnë ndaj tingujve të caktuar të bërë nga kafshët e tyre shtëpiake.
“Ka tre tinguj të ndryshëm që bëjnë qentë tuaj, dhe ja çfarë nënkuptojnë dhe si duhet të reagoni. Këshilla e parë është të mos dorëzoheni kur qeni juaj lëshon një tingull ‘ankues’ dhe fillon të gërvishtë me putrat e tij.
“Kjo sjellje nuk duhet të shpërblehet kurrë duke i lënë ata të marrin atë që duan, përndryshe do ta përkeqësojë problemin”, tha trajneri.
Kur bëhet fjalë për një qen që rënkon, në vend që të ngushëlloni kafshën tuaj, trajneri sugjeroi qasjen e kundërt.
“Kjo është një shenjë se qeni juaj është i shqetësuar ose i stresuar. Ka dy anë të ndryshme për këtë: ka rënkime që qetësojnë vetveten dhe ka ankime që mund të përshkallëzojnë në një reagim më të dhunshëm si lehja”, shpjegoi ai.
Trajneri tha se ulërima është zakonisht një shenjë e ankthit të ndarjes. “Qentë kur janë të vetmuar përpiqen të gjejnë pjesën tjetër të tufës së tyre”, vuri në dukje ai.