Tramp, ka urdhëruar dërgimin e 700 marinsave amerikanë dhe 2.000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Tramp, ka urdhëruar dërgimin e 700 marinsave amerikanë dhe 2.000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ka urdhëruar dërgimin e 700 marinsave amerikanë dhe 2.000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos, duke u zotuar se ata që protestojnë kundër arrestimit të imigrantëve do të “goditen më fort” se kurrë më parë. Dërgimi i mijëra trupave dhe qindra marinsave po ndodh në ditën e katërt të protestave të mëdhave në rrugët e Los Anxhelosit, të nxitura nga arrestimi i dhjetëra imigrantëve në një qytet me një popullsi të madhe të lindur jashtë vendit dhe me prejardhje latine. Guvernatori i Kalifornisë, e kritikoi ashpër vendimin e Trumpit, duke e quajtur atë të pamatur. Dislokimi ndodhi pas protestave të së dielës, kur demonstruesit dolën në rrugë në qendër të Los Anxhelosit, duke djegur vetura dhe plaçkitur dyqane. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button