Tramp pritet të shpallë tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Tramp pritet të shpallë tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti amerikan Donald Tramp pritet të shpallë një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara. “Do të shpallim gjithashtu tarifat për çelikun të hënën. Çdo çelik që hyn në Shtetet e Bashkuara do të ketë një tarifë prej 25%. Edhe alumini”, tha Tramp. Ndërkohë ka ardhur reagimi nga Bashkimi Evropian, ku në një deklaratë për mediat thotë “BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave mbi eksportet e saj. Nuk do të përgjigjemi derisa të ketë sqarime të detajuara pse më shkrim të masave”. Më tej në deklaratë thuhet se “Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button