Transferimi i Lionel Mesit lë shenjë te PSZH, buzëqeshin amerikanët

Transerimi i Lionel Mesi nga PSZH te skuadra e Inter Majami ka patur një impakt të madh në rrjetet sociale të të dyja klubeve. Natyrisht që impakti te kampionët francezë ka qenë negativ, ndërsa te skuadra amerikane ka patur një efekt ndryshe, mjaft pozitiv.
Kështu, llogaria në “Instagram” e PSZH ka pësuar në 10 ditët e fundit një rënie me 3 milionë ndjekësa. Ndërsa ajo e Inter Majamit ka njohur një rritje me 3.7 milionë ndjekësish. Këto shifra janë bërë publike nga “insTrack”, që mat të dhënat e audiencës në rrjetet sociale. Klubi parizien ka aktualisht rreth 67 milionë ndjekës në “Instagram”, nga 70 milionë që kishte para ndeshjes së fundit në kampionat. Gjithsesi, PSZH mund të mbështetet nga dy yje të tjerë (Mbappe dhe Neymar) për të ruajtur fansat në rrjetet sociale.
Ndërsa skuadra e Inter Majami, që luan në Major Soccer League (MLS) ka rritur ndjeshëm numrin e ndjekësve në “Instagram”. Para transferimit të Messi-t, numri i tyre ishte mbi 1 milionë, ndërsa tani numri i tyre ka kaluar 5 milionë ndjekës.