Kilian Mbape nuk ka vendosur ende të rinovojë kontratën mes PSZH-në që i skadon më 30 qershor të vitit 2022. Futbollisti është lidhur prej kohësh me një kalim te Real Madridi, dhe duket që kjo është dëshira më e madhe e tij. Njëri ndër gazetarët më të afërt me gjigantin spanjoll Hoze Feliks Diaz përmes një postimi në “Tuitter“ ka lënë të kuptohet se trasnferimi i francezit në Spanjë po realizohet hap pas hapi.
“Los Blancos” janë duke synuar të bëjnë një goditje përfundimtare në ditët e fundit të afatit kalimar të verës, duke sjellur në ekip yllin e Paris Sen Zhermenit. Në anën tjetër klubi francez dëshiron të përfitojë para duke e shitur atë këtë verë dhe të mos rrezikojë ta humb atë vitin tjetër falas pasi ti skadoj kontrata me ‘parisienët’.








