Transformimi i shpejtë fizik i Pedrit, nxit komentet në rrjetet sociale

Pedri Gonzalez kaloi testet mjekësore parasezonale te Barcelona. Krahasimi i ndarë në “Tuitter” për ndryshimin fizik të mesfushorit 19-vjeçar, që nga ardhja e tij te Barça në vitin 2020, u komentua shumë në rrjetet sociale.

Luis F. Rojo shpjegoi në një raport të gjerë të publikuar në “MARCA”, detajet e punës fizike për ndërtimin e Pedrit të ri. Mesfushori përfitoi nga pushimi prej dëmtimit (çarje në bicepsin femoral të këmbës së majtë) për të punuar shumë në aspektin e tij fizik.

Në ata tre muaj e gjysmë ai pati kohë të bollshme për këtë. Një nga synimet që i vendosi vetes ishte rritja e peshës dhe vëllimit të muskujve. Sigurisht, pa humbur shpejtësinë dhe fleksibilitetin, që ai kishte treguar tashmë në vitin e tij të parë blaugrana.

 

LEXO EDHE:

Back to top button