Transgjinori rrëfen tmerrin e 5 muajve në burg për veshje grash: Si në ferr

Pesë muajt që dy gra transgjinore i kaluan në një burg të Kamerunit ishin ferr, i tha të premten njëra prej tyre agjencisë Reuters pas lirimit.

Ajo tregoi se si këta dy persona ishin detyruar fillimisht që të flinin me zinxhirë të vendosur përreth këmbëve, shkruan Reuters.

Shakiro dhe Patricia u larguan nga burgu në Douala me taksi, pasi një gjykatës e urdhëroi lirimin e tyre derisa një gjykatë ta shqyrtonte ankesën ndaj dënimit me pesë vite burgim.

Ato u arrestuan më 8 shkurt për veshje të rrobave të grave në restorant dhe u dënuan për “tentim për homoseksualizëm”, sjellje të padenjë publike dhe dështim për bartje të identitetit.

“Burgu është ferr. Është zjarr i ferrit. Sidomos kur të akuzojnë për homoseksualizëm”, tha Shakiro, e cila në Kamerun është figurë e njohur me mijëra ndjekës në rrejete sociale.

“Na vendosën zinxhirë në këmbë, diçka që s’është normale. Atë ditë flemë me ata zinxhirë dhe iu dhamë të holla për të na i larguar”, thotë ajo në një intervistë që e dha nga shtëpia e familjes.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë në Kamerun nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për ta komentuar këtë rast.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se arrestimi i këtyre dy personave pasqyron një diskriminim në rritje të pakicave seksuale në Kamerun. Ankesa e dy të dënuarave pritet të shqyrtohet në shtator.

“Kjo ditë është dita më e bukur e jetës sime, sepse nuk besoja që këta fëmijë do të arrinin të dilnin nga burgu me shëndet të paprekur”, tha nëna e Shakiro-s, Josephine Njeukam.

LEXO EDHE:

Back to top button