Transporti publik në kryeqytet përplasi opozitën dhe pushtetin

Transporti publik në kryeqytet përplasi opozitën dhe pushtetin

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Për kaosin me transportin publik, partitë në opozitë fajësojnë pushtetin, ndërsa ato në pushtet, fajësojnë opozitën. Sipas LSDM-së, fajin më të madh e kanë Mickoski dhe VMRO-DPMNE, pasi siç theksojnë se ishin pikërisht ata të cilët e promovuan Arsovskën si menaxheren më të madhe dhe më të mirë.

Shkupjanët janë viktimë e paaftësisë së tyre dhe përplasjeve mes vete. Po ai i njëjti Mickoski i cili premtoi Shkup modern dhe transport publik falas me menaxheren më të madhe, e dëgjojmë me paralajmërime të reja për autobusë. Kjo është aq lojë me qytetarët, aq nënçmim e intelegjencës me shkupjanët, e barabartë me pafytyrësi.
Për koalicionin VLEN, pengesa qëndron në keqmenaxhimin e Qytetit të Shkupit. Driton Sulejmani, theksoi se Qeveria dëshiron të ndihmojë por fajësojnë BDI-në, për të cilën thonë se është në koalicion bashkë me Danella Arsovskën.

“Kjo problematikë është problematikë të cilën duhet ta zgjidhë Qyteti i Shkupit. Edhe pse këtu duhet të përmendë se edhe në këtë problem është i përfshirë edhe BDI-ja. E dimë se BDI është në koalicion me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit dhe i gjithë kaosi që ndodhë në Shkup është si rezultat i politikave të këqija ndaj qytetit. Ne shpresojmë se do të gjendet zgjidhje e shpejtë”, tha Driton Sulejmani – VLEN.

Për shkak mungesës së autobusëve dhe transportit publik, dje banorët e Shuto Orizares protestuan para Qytetit të Shkupit. Ata kërkuan zgjidhje dhe dorëheqjen e Arsovskës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button