Transporti publik në Tetovë assesi të filloj, drejtori i ri kërkon kohë shtesë

Edhe pse kur mbërritën autobusët, u lavdërua se ishin bërë të gjitha parapërgatitjet për fillimin me punë të transportit publik në Tetovë, drejtori i ri i ndërmarrjes për transport, tani ndryshon fjalët.

Mirë unë nuk caktova kur, a do jetë për një muaj apo dy se projekte të këtilla nuk bëhen për një ditë dy, mund të merr një muaj dy, por qëllimi është që sa më shpejtë të nisim -deklaroi Darko Spirovski. Drejtor i NT “Tetova”.

“Kështu duket njëri nga stacionet pritës për autobusët për projektin e ri për transportin publik në Tetovë. Ende nuk është gati. Duhet të bëhet edhe shumë investim në këtë stacion që të mund të përdoret. U ndërtuan nëntë të këtillë, por edhe pse është e nevojshme që të ndërtohen edhe dhjetëra të këtillë që të plotësohet projekti për të filluar transporti, drejtori i ri i ndërmarrjes publike paralajmëron fillim të shpejtë të transportit publik. Vlen të përmendet se, ndërmarrja e re, ende nuk ka të rregulluar saktë çmimin e biletës, ende nuk ka të caktuara saktë rrugët se ka do të lëviz autobusi, mungojnë madje edhe zyrat e ndërmarrjes, por edhe vendi se ku do të parkohen autobusët”.

Reagoi edhe opozita në këshillin e Komunës së Tetovës.

Situata me transportin publik është ende në pikën zero -tha Arif Selami, Këshilltar i ASH.

Rezultati i vetëm nga mbledhja e sotme të këshillit, ishte çmimi i biletës për studentët, e cila nga 6000 denarë, është ulur në 2500 denarë. Por, kreu i Parlamentit Studentor të UEJL-së, paralajmëroi takim me ministren e Arsimit, në mënyrë që biletat të jenë falas ashtu siç është për studentët në Shkup.

Jemi të kënaqur, por do e shqyrtojmë me kolegët në kampusin e Shkupit dhe homologët në universitetet publike dhe do ulemi gjithë bashkë që të bëhet e njëjta si në Shkup edhe në Tetovë – tha Agron Demiri, Kryetar i Parlamentit Studentor të UEJL.

Pesë autobusët për transportin publik në Tetovë mbërritën më 17 janar. Përkohësisht u parkuan në oborrin e zjarrfikësve, ndërsa tani janë parkuar tek një kompani private në Tetovë.

Bashkim Sulejmani

 

LEXO EDHE:

Back to top button