Transportonin drogë me autoambulancë, arrestohen 8 persona

Policia italiane ka vënë në pranga 8 persona të cilët akuzohen se transportonin lëndë narkotike me autoambulanca. Të arrestuarit, ishin pjesë e një organizate kriminale që operonte mes Messinës dhe Katanias dhe transportonin sasi të mëdha kokaine dhe hashashi edhe gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, duke qenë se ambulancat ishin të vetmet mjete që lëviznin.

Në fund të operacionit u sekuestruan 65 kg marijuanë.

Në krye të kësaj bande ishte një i dyshuar pranë klanit mafioz Sparta dhe dy katanezë pranë grupit tjetër Santapaola-Ercolano.

Organizata kishte dhe korrierë të tjerë që kujdeseshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike në Abruzzo dhe Siçili. Droga sigurohej nga një mafioz nga Messina me rezidencë në Romë.

LEXO EDHE:

Back to top button