Transportuesit privat larguan autobusët nga rruga, presin takim në Qeveri

Transportuesit privat larguan autobusët nga rruga, presin takim në Qeveri

Transportuesit privatë të cilët larguan autobusët nga rruga, presin hapin e radhës nga Qeveria. Kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe kthimin e situatës në gjendjen e mëparshme. Nga Qeveria nuk tregojnë se kur do të thërrasin këtë takim.

“Edhe rruga e fundit që deri dje ishte e bllokuar, sot siç mund të shihet është e lirë. Automjetet qarkullojnë lirshëm pasi transportuesit privat vendosën të tërhiqen ose të ndërpresin bllokadën me qëllim që t’i japin hapësirë një dialogu të mundshëm me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Transportuesit presin përgjigje për takim urgjent, pasi siç theksojnë letra e dërguar në Qeveri titullohej pikërisht kështu. Ata kërkojnë të gjendet një zgjidhje dhe situata të rikthehet në gjendjen që ishte para se të kishte probleme. Presin që të përcaktohet mënyra e pagesës së borxheve ndaj tyre dhe marrëveshja aktuale të mbetet në fuqi.

“Zgjidhja ekziston, zgjidhja është shumë e thjeshtë duhet të kthehen gjendjet siç ishte para problemeve, do të duhet të paguhet borxhi, ose pjesërisht, ose në njëfarë forme të caktohen fazat. Mjete ka, qytetarët çdo ditë e paguajnë atë që e shfrytëzojnë në transportin publik. Ne nuk kërkojmë mjete nga jashtë, por kërkojmë të gjendet ku janë mjetet e mbledhura nga qytetarët”, tha Lenin Jovanovski, “Slloboda Prevoz”.

Por nga Qeveria nuk ka përgjigje konkrete kur do të thirret ky takim.

“Dialogu I hapur është mënyra e vetme përmes së cilit arrihet deri tek zgjidhjet afatgjate dhe sistematike. Qeveria tërësisht e mbështet këtë qasje”, njoftojnë nga Qeveria.

Në Qytetin e Shkupit heshtje. Asnjë nga zyrtarët e qytetit nuk u përgjigj madje as në pyetjet e këshilltarëve në kuadër të seancës së këshillit, ndërsa nuk pati përgjigje as ndaj pyetjeve të Alsat. Sekretari i Qytetit të Shkupit u përgjigj shkurt se nuk ka informacione lidhur me takimin eventual dhe se nuk ka kohë të merret me mediat, pasi po ndiqte punën e seancës. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button