Transportuesit privat në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim
Transportuesit privat në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim
Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim. Ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë shkyqur automjetet e tyre nga qarkullimi, pasi kërkesa e tyre për rritjen e tarifës për kilometër nuk është shqyrtuar gjatë ditës së djeshme në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski sqaroi se iniciativa e transportuesve është dorëzuar shumë vonë për t’u përfshirë në seancë, por se do të shqyrtohet nga kryetarja Danela Arsovska.
Arsovska, nga ana tjetër, i bëri thirrje Sllaveskit që të marrë guxim dhe të marrë vendim që çështjen e transportuesve privatë ta vendosë në rend dite dhe së bashku me këshilltarët e tjerë ta shqyrtojnë dhe të vendosin nëse do ta mbështesin dhe do të pranojnë çmim të rritur.