Transportuesit privat paralajmërojnë padi ndaj Qytetit të Shkupit, të premten rikthehet protesta

Transportuesit privat paralajmërojnë padi ndaj Qytetit të Shkupit, të premten rikthehet protesta

Gazetare: Evi Shkopi

Transportuesit privat paratë që, sipas tyre u detyrohet Ndërmarrja për Qarkullim Publik dhe Qyteti i Shkupit, do t’i kërkojnë në rrugë ligjore. Edhe nga “ Sloboda Prevoz” edhe nga “ Makekspress” tashmë kanë angazhuar avokatët e tyre që ndaj Qytetit të Shkupit të ngrihet padi për borxhin e pashlyer. Ata thonë se gjithashtu para gjykatësit, kryetarja e Qytetit duhet të përgjigjet ndaj akuzave se transportuesit privatë kanë bërë keqpërdorime me shitjen e biletave.

“Ne do të kërkojmë të drejtën tonë ligjorë në gjyq. Po, po, kemi bërë padi. Kemi angazhuar edhe avokat. Padia do të shkojë, sepse e drejta është e jona. Ne kemi faturat tona që i kemi dorëzuar në NQP dhe në Qytet të Shkupit. Kemi fakte se ajo punë nga ana jonë është realizuar, por pagesa nuk është bërë”, deklaroi Ismail Sali- “ Makekspress”.

“Procesi vazhdon, ashtu siç është lëshuar kërkesë që të kërkojë falje për shpifjet, që nuk janë të vërteta. Nëse nuk kërkon falje, ajo do të vazhdojë më tej me padi”, tha Lenin Jovanovski- “ Sloboda Prevoz”.

Ky reagim vjen pasi në seancën e një ditë më parë të këshillit të Qyteti, Danella Arsovska, tha se nëse transportuesit privatë konsiderojnë se Qyteti u detyrohet para, atëherë përse nuk i kanë kërkuar përmes rrugës ligjore.

Arsovska ndërkohë tha se brenda javës do të hapet thirrje publike për angazhim të transportuesve privatë dhe se aty mund të aplikojnë të gjithë personat juridikë që merren me transportin publik të qytetit. Nga “ Makekspress” këtë deklaratë të Arsovskës e shohin si fjalë boshe, sepse siç thonë deri tani ajo ka thënë shumë, por s’ka bërë asgjë, ndërsa nga “ Sloboda prevoz” e inkurajojnë kryetaren e Qytetit që të bëjë diçka të tillë dhe të zgjidh kaosin e krijuar.

“Nuk kemi parë asgjë deri tani, ajo vetëm e thotë, por deri tani nuk na ka arhdur asnjë lajmërim”, u shpreh Ismail Sali- “ Makekspress”.

“Është e habitshme, se duke u pasur para borxh transportuesve aktual privat, nga do t’i gjejë paratë për të paguar ata të rinjtë që do të angazhohen”, theksoi Lenin Jovanovski- “ Sloboda Prevoz”.

Transportuesit privat, i rikthehen protestës ditën e premte. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button