Trashësia e akullit të Arktikut është përgjysmuar për shkak të ndryshimeve klimatike

Trashësia e akullit të Arktikut është përgjysmuar për shkak të ndryshimeve klimatike

Akulli i detit Arktik u përgjysmua midis 2005 dhe 2007 dhe nuk është rikuperuar deri më sot, sipas një studimi të botuar në revistën Nature, kjo vjen si pasojë e efekteve afatgjata të ndryshimeve klimatike.

Sipas hulumtimit të udhëhequr nga Hiroshi Sumata nga Instituti Polar Norvegjez, ka pasur një ndryshim të dukshëm në akullin e detit Arktik, i karakterizuar nga një reduktim prej më shumë se 50% në akullin e trashë (më të trashë se katër metra), akulli tashmë është bërë më i hollë.

Ky ndryshim ndodhi në periudhën 2005-2007, koha mesatare e qëndrimit të akullit të detit u ul nga 4.3 vjet në 2.7 vjet.

Siç vërejnë studiuesit, trashësia e akullit të detit Arktik ka ndryshuar ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit, duke reflektuar ndryshimet mjedisore në të gjithë Arktikun, dhe këto gjetje tregojnë për efektet afatgjata të ndryshimit të klimës. Ndryshimi në trashësinë e akullit të detit ishte rezultat i rritjes së nxehtësisë së oqeanit në rajonet që formojnë akull. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button