Trazira të reja në veri të Kosovës, arrestohet organizatori i sulmeve ndaj KFOR-it
Trazira të reja në veri të Kosovës, arrestohet organizatori i sulmeve ndaj KFOR-it

Gazetar: Isuf Kadriu
Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës për arrestimin e njërit prej udhëheqësve të formcionit serb të “mbrojtjes civile” Milun Milenkoviq- Llune, që sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, ka marrë pjesë në sulmin kundër trupave të KFOR-it dhe policisë së Kosovës në trazirat e dy javëve më pare.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se serbi i arrestuar për vite me radhë ka drejtuar bandat kriminale që kanë rrerorizuar popullatën civile në veri.Menjëherë pas nisjen e operacionit të forcave specialenë Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirenat e alarmit pas cka qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet ndërsa shumë prej tyre kanë marrë pjesë në sulmet ndaj patrullave policore.
Në shënjestër të sulmeve ishte edhe një ekipi i televizionit ATV i cili ka marrë lëndime të lehta trupore. Makina e ekipit është sulmuar me gurë nga një grup personash të maskuar. Pas arrestimit të Milenkoviqit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë terhequr nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim në facebook, ka thënë se Kosova nuk duhet të tolerojë akte kriminale të grupeve kriminale. “Pas angazhimit të madh nga ana e Policisë së Kosovës është jetike që institucionet e drejtësisë të jenë në krye të detyrës dhe të ndërmarrin veprime në përputhje me përgjegjësitë e tyre”, ka thënë Haxhiu.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, protestuesit janë dëgjuara brohoritur “tradhti” si dhe e kanë ofenduar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Alsat.mk