Tre erëza për imunitet më të fortë

Studimet tregojnë se disa erëza kanë veti të shkëlqyera antimikrobike, antibakteriale dhe antivirale. Për të qëndruar të shëndetshëm, ju duhet të mbani imunitetin tuaj të fortë dhe erëzat e mëposhtme që janë vërtetuar shkencërisht se ndihmojnë në mbrojtjen kundër ftohjes do t’ju ndihmojnë shumë.

Qepë

Edhe pse ka një erë të pakëndshme, hudhrën duhet ta përfshini në dietën tuaj të përditshme. Shmangni suplementet e hudhrës sepse forma e saj natyrale është më e shëndetshme, më e sigurta, më e shijshme, më efektive dhe më e përballueshme. Megjithatë, nëse jeni duke marrë antikoagulantë ose jeni duke u përgatitur për operacion, konsultohuni me një mjek përpara se të konsumoni sasi të mëdha hudhre.

 

Xhenxhefili

Kjo është një nga erëzat më të preferuara në kuzhinat në mbarë botën. Studime të shumta kanë vërtetuar se xhenxhefili përmirëson shëndetin e të gjithë organizmit dhe vetitë e tij antimikrobike dhe antivirale do t’ju mbajnë të shëndetshëm në mes të sezonit të ndryshimit të kushteve të motit. Xhenxhefili mund të shtohet si një erëz e shijshme në gatime të ndryshme dhe mund ta konsumoni edhe si çaj.

 

Nenexhik

Nenexhiku është një burim natyral i mentolit, kështu që çaji i mentes ndihmon me sinuset e bllokuara dhe dhimbjet e fytit. Konsumimi i përditshëm i çajit të mentes do të forcojë imunitetin tuaj dhe hulumtimet tregojnë se ai është gjithashtu efektiv në uljen e temperaturës së trupit. Nëse nuk jeni adhurues i çajrave, shtoni gjethe menteje në sallata, supa ose zierje.

 

LEXO EDHE:

Back to top button