Tre faktorë themelorë për rritje të ekonomisë gri në vend
Tre faktorë themelorë për rritje të ekonomisë gri në vend

Projekt-menaxheri pranë UNDP-së, Darko Cërvenkovski i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat i sqaron disa nga arsyet , të fituara në bazë të hulumtimeve, për shkak të të cilave disa qytetarë vendosin që të futen në zingjirin e ekonomisë jo-formale, të njohur si ekonomia gri.
“Kemi tre faktorë, i pari është ekonomik. Në tre vitet e fundit faktori kryesor ishte kriza multidimensionale, nga Kovid-pandemia, inflacioni dhe rritja e shportës së konsumatorit. Kjo krijoi një hendek të madh në të ardhurat e qytetarëve, që është një nga faktorët kyç në rritjen e ekonomisë jo-formale. Faktori i dytë është mos-punësimi afatgjatë. Ka njerëz që janë të demotivuar për të kërkuar punë në tregun formal të punës dhe tjetra është dallimi mes harxhimeve të përgjithshme të punës, gjegjësisht dallimi mes të hyrave dhe harxhimeve. Ky dallim është shumë i ulët”, tha Cërvenkovski. /Alsat.mk