Tre gjëra që fëmijët trashëgojnë zakonisht nga baballarët e tyre

Tre gjëra që fëmijët trashëgojnë zakonisht nga baballarët e tyre

Tashmë dihet mirë që fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nënat e tyre, por ka gjëra që vijnë ekskluzivisht nga ana e babait.

Sipas ekspertëve, disa gjëra që një fëmijë trashëgon kanë të bëjnë kryesisht me gjenet mashkullore, ndaj nuk do t’i marrin kurrë nga nëna, por vetëm nga babai, transmeton Edukimi Familjar.

Duke qenë se gjenet tona janë vërtet një mrekulli, ne trashëgojmë shumë gjëra nga prindërit që në lindje dhe shpesh nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë. Fëmijët shpesh trashëgojnë tre gjëra nga baballarët e tyre, të cilat i rendisim më poshtë.

Probleme të shëndetit mendor

Hulumtimet kanë treguar se janë baballarët ata që mund të kalojnë gjenet e mutuara tek fëmijët e tyre që çojnë në sëmundje mendore ose disa probleme të tjera të shëndetit mendor. Më të zakonshmet janë gjendjet si hiperaktiviteti, skizofrenia ose çrregullimi bipolar. Gjithashtu, gjenetistja Dana Bressett shpjegon se fëmijët, baballarët e të cilëve janë më të vjetër se 45 vjeç, kanë gjithashtu më shumë gjasa që një ditë të kenë aftësi të kufizuara në të mësuar, si dhe një tendencë të shtuar për depresion ose ankth.

Pol

Nëse babai ndonjëherë ankohet se nuk ka një djalë apo një vajzë, kjo është merita e tij. Gjegjësisht, dihet se meshkujt janë të vetmit përgjegjës për përcaktimin e gjinisë biologjike të fëmijës, thotë Bresset.

Lartësia

Pamja fizike e një fëmije shpesh është më e njëanshme ndaj baballarëve sesa gjeneve të nënës. Ekspertët pohojnë se ekzistojnë të paktën 700 variacione gjenetike që janë përgjegjëse për përcaktimin e gjatësisë së fëmijës. Edhe pse kjo veçori vjen nga gjenet e mamasë dhe babit, ka prova që tregojnë se gjenet e babait luajnë një rol më të madh në përcaktimin e gjatësisë. Gjegjësisht, shkencëtarët shpjegojnë se faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën (proteina IGF) është një tipar gjenetik që është përgjegjës për stimulimin e rritjes. Bressett argumenton se nëse babai është i gjatë, fëmija ka të ngjarë të jetë i gjatë kur të rritet.

LEXO EDHE:

Back to top button