Tre klube në Spanjë, kërkojnë falje publike nga presidenti i Federatës

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka qenë nën rrethim për pjesën më të madhe të vitit 2022, pasi pyetjet vazhdojnë të rriten më shumë mbi udhëheqjen.

Një numër i rrjedhjeve të telefonatave të presidentit Luis Rubiales kanë parë marrëveshje biznesi me Zherard Pike, akuza për orgji të financuara nga kompania dhe së fundmi RFEF ka mbajtur Horhe Vilda në krye të ekipit të femrave spanjolle, pavarësisht se 15 lojtarë yje u larguan. Të martën, dolën mesazhe të tjera ku Rubiales i shpjegoi babait të tij se Sevilja, Viljareali dhe Valencia ishin klubet e tij më pak të preferuara.

Pas lajmit të publikuar, tre klubet në fjalë kanë lëshuar deklarata të përbashkëta.

“Valencia, Sevilla dhe Villarreali së bashku dënojnë mosrespektimin serioz nga Luis Rubiales, presidentin e Federatës së Futbollit Spanjoll, të zbuluar të martën më 11 tetor. Bisedat në të cilat ai flet me një ofendim të tillë, vullnet të keq dhe arrogancë ndaj tre klubeve, janë të papranueshme që vijnë nga një person që mban një pozicion të tillë përgjegjësie. Valencia, Sevilja dhe Viljarreali inkurajojnë Luis Rubiales të korrigjojë dhe të kërkojë falje publikisht nga të tre institucionet dhe tifozët e tyre”, thuhet në letrën e tre klubeve të La Ligas

Pozicioni i Rubiales është i paqëndrueshëm, por siç ishte rasti me skandalet e mëparshme, duket se ka pak oreks për ndryshim nga RFEF. Mandati i tij zgjat deri në vitin 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button