Tre klube të mëdha evropiane kërkojnë mbrojtësin spanjoll të Leverkuzenit

Alehandro Grimaldo është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pasi ai këtë edicion është duke luajtur në mënyrë të mrekullueshme. Mbrojtësi i majtë spanjoll iu bashkua skuadrës gjermane Bajer Leverkuzen si transferim i lirë verën e vitit të kaluar nga Benfika dhe vlera e tij tani është ngritur në 45 milionë euro.

28-vjeçari ka numra të jashtëzakonshëm këtë edicion, ku në 41 ndeshje zyrtare ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë duke bërë për vete edhe top klubet evropiane. Bajern Munih, Arsenali dhe Liverpulli janë të vendosur të nisin një betejë në afatin kalimtar të verës, teksa përpiqen të sigurojnë shërbimet e anësorit spanjoll.

Përkundër se është një nga pikat kyçe të skuadrës, Leverkuzeni mund ta shes mbrojtësin e majtë nëse vije një ofertë mbi 45 milionë euro, duke marrë parasysh se e kanë transferuar falas një vit më parë. “Sport Bild” ka raportuar se tre klubet e interesuara për lojtarin e kanë monitoruar nga afër në disa ndeshje dhe në verë pritet të dalin me oferta zyrtare.

Falë paraqitjeve fantastike me Leverkuzenin, Grimaldo ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Spanjës dhe pritet të jetë pjesë e listës për “Euro 2024”.

LEXO EDHE:

Back to top button