Tre klube të Premier Ligës në “gjah” pas Valverdes

Fede Valverde është një nga lojtarët e Real Madrid më të kërkuar momentalisht nga klubet e tjera në këtë merkato, veçanërisht në Premier Ligë.

Sipas disa mediave britanike, skuadra si Liverpulli, Çellsi dhe Man. Siti kanë shfaqur interes për mesfushorin uruguaian. Një interes për të cilin vetë lojtari dhe Real Madrid janë në dijeni, por as njëri dhe as tjetri nuk e mendojnë largimin e tij nga Madridi.

Valverde e bëri të qartë tashmë në Uruguaj, kur e pyetën për këto thashetheme. Futbollisti deklaroi se ishte në Madrid hde se nuk kishte ndërmend të largohej.

Klubi “Los Blancos” as nuk po e mendon të ndahet me një nga lojtarët me të tashmen dhe me të ardhmen më të mirë. 24-vjeçari ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027 dhe klauzola e ndërprerjes së tij është 1 miliard euro.

LEXO EDHE:

Back to top button