Tre kompani kinezë aplikojnë për nismën COVAX

Tre prodhues kinezë të vaksinave kanë aplikuar për iniciativën globale COVAX të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu. Sipas të përditshmes “Globale Times”, Sinovac, Sinopharm dhe CanSinoBio kanë dorëzuar kërkesat për t’u bashkuar me nismën që synon të sigurojë vaksinat kundër COVID-19 për vendet e varfra, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying në një konferencë për media.

“Prodhuesit kinezë të vaksinave kundër COVID-19 janë në komunikim të ngushtë me OBSH-në për aplikimin e parakualifikimit për listën e përdorimit emergjent”, shtoi ajo.

Përveç këtyre tre prodhuesve ka edhe 12 kandidatë tjerë për vaksina që po zhvillohen në Kinë. Porositë për vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara në Kinë janë bërë nga të paktën 18 vende, Indonezia, Brazili, Kili, Turqia, Filipinet, Malajzia, Tajlanda, Ukraina, Senegali, Hungaria, Peru, Serbia, Pakistani, Arabia Saudite, Maroku, Argjentina, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

LEXO EDHE:

Back to top button