Tre ndeshje nxitëse në “EURO 2024”, kryesorja në Diseldorf

Kampionati Evropian do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar. Ditën e sotme në fushë do të zbresin dy kombëtare nga Grupi D dhe katër të tjera nga Grupi E.

Ndeshja e parë në program për të luajtur është ajo mes Rumanisë dhe Ukrainës që zhvillohet në Munih me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë në Frankfurt me fillim nga ora 18:00 në fushë zbret Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar Euro 2024 dhe do të përballet me Sllovakinë.

E sigurisht që ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të zhvillohet në Diseldorf me fillim në orën 21:00. Austria do të përballet me favoritin kryesor për ta fituar “Euro 2024”, kombëtaren e Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button