Tre përballje brenda një muaji mes Atletikos dhe Real Madridit

Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së 1/16-ave të Kupës së Mbretit, është hedhur edhe shorti për 1/8-at, teksa spikat derbi i Madridit, me Atletikon dhe Realin që do të matin forcat shumë herët. Barcelona ka gjetur përballë Unionistas, skuadrën modeste që eliminoi Villarealin, ndërsa një tjetër sfidë interesante është ajo mes Getafes dhe Seviljas, apo përballja mes Xhironës dhe Rajo Valejkanos.

Sfidat e fazës së 1/8-ave të Kupës së Spanjës do të zhvillohen mesjavën e ardhshme, teksa pritet që të përcaktohen vetëm oraret e takimeve.

Vlen të theksohet se Reali dhe Atletiko e Madridit do të përballen tre herë në më pak se një muaj. Përballja e parë është rezervuar në Superkupën e Spanjës, të martën në mbrëmje. E dyta është ajo e Kupës më 17 janar dhe e treta, ndeshja e kthimit në kampionat, e planifikuar për më 4 shkurt.

Shorti i fazës së 1/8-ave:

Unionistas – Barcelona

Tenerife – Majorka

Getafe – Sevilja

Osasuna – Real Sosiedad

Valencia – Selta Vigo

Atletik Bilbao – Alaves

Atletiko Madrid – Real Madrid

Xhirona – Rajo Valjejkano

LEXO EDHE:

Back to top button