Tre pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë

Tre pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë

Gazetar: Adrian Kerimi

Tre anëtarë të grupit të Kumanovës, kërkojnë transferim në Kosovë. Alsat mëson ekskluzivisht se Andi Krasniqi i njohur si komandant “Malisheva”, Demë Shehu dhe Lirim Krasniqi kërkojnë që vuajtjen e dënimit me burg ta vazhdojnë në shtetin e tyre amë, shkruan Alsat.

I pyetur nga Alsat, komandant “Malisheva” i dënuar me burg të përjetshëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagje të Trimave të Kumanovës pranoi se ka kërkuar transferim në Kosovë, duke deklaruar se pret nga autoritetet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut të veprojnë në kohë dhe në përputhje me ligjin dhe konventat.

“Propozojmë transferimin në shtetin e tij amë për personin të dënuar Andi Krasniqi, shtetas i Republikës së Kosovës i dënuar me vendim të plotfuqishëm nga Gjykata Penale me burg të përjetshëm për veprën “organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”, thueht në Kërkesën e proceduar nga avokati mbrojtës.

Me burg të përjetshëm është edhe Demë Shehu ndërsa Lirim Krasniqi është dënuar me 40 vite heqje lirie. Procedura për transferim në Kosovë nisë me kërkesë individuale të të burgosurit, përmes avokatit deri tek Ministria e Drejtësisë. Kjo e fundit kërkon nga policia të di nëse i dënuari që kërkon transferim gëzon shtetësi vendase ose jo. Më pas njoftohet Ministria e Jashtme. Resori për politikë të jashtme vë kontakte me diplomacinë në Kosovë nga ku duhet arritur pajtimi për zbatimin e marrëveshjes bilaterale për transferimin e të burgosurve e nënshkruar mes dy Qeverive e nënshkruar në vitin 2012. Drejtësia më pas i adresohet Gjykatës Penale nga e cila kërkon dokumentacionin e plotë dhe më pas të njëjtin e dorëzon tek autoritetet Kosovare. Në rast se Kosova në këtë rast njeh akuzën dhe vendimin gjyqësor me të cilin ngarkohet shtetasi i saj, mund të fillon procedura për transferim. Në rast se nuk pranohet akuza dhe vendimi, procedura bie poshtë. Nuk dihet nëse edhe të dënuar tjerë kanë kërkuar transferim, por pas vendimit të Gjykatës Supreme për të mos e kthyer në rigjykim rastin Lagja e Trimave, janë plotësuar të gjitha kushtet për realizimin e transferimit, derisa të burgosurit pranojnë kushtet e dala nga marrëveshjet bilaterale dhe konventat ndërkombëtarë për transferimin e të burgosurve të ratifikuara nga dyja shtetet vite më parë. Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, Gjykata Penale në vitin 2017 dënoi me 37 perona me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button