Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel në kimi

Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel në kimi

Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless kanë fituar çmimin Nobel në kimi, për punën që ka prodhuar “një mjet gjenial për ndërtimin e molekulave”.

Treshja fitoi çmimin për themelimin dhe avancimin e fushave të kimisë së ‘klikimeve’ dhe kimisë bioortogonale, e cila “ka çuar në një revolucion në mënyrën se si kimistët mendojnë për lidhjen e molekulave së bashku”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, transmeton Telegrafi.

Kimia e ‘klikimit’ mundëson reagime të shpejta dhe të drejtpërdrejta, ku “blloqet e ndërtimit molekular këputen së bashku shpejt”, tha komiteti. Parimi mund të sjellë përfitime të botës reale në zhvillimin e farmaceutikëve.

Çmimet Nobel po ndahen gjatë kësaj jave derisa të hënën dhe të martën u shpallën çmimet për mjekësi dhe fizikë.

LEXO EDHE:

Back to top button