Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve kanë dhënë një sinjal fillestar për ata ekipe që pretendojnë tetëshen e parë dhe e kanë nisur me shumë vrull këtë edicion të turneut.
Pas ditës së djeshme, në kryesim është një treshe skuadrash me pikë të plota dhe bëhet fjalë për ekipe të cilat duan t’i shkojnë deri në fund turneut.
Bajern Munihu, Real Madridi dhe Interi kanë shkuar në kuotën e 6 pikëve, duke lënë pas tyre Totenhemin që nisi të linte pikë rrugës, ashtu si emra të tjerë të njohur si Liverpulli dhe Çellsi që për momentin janë të ndalur në kuotën e 3 pikëve pas dy ndeshjeve të para.
Në fundin e tabelës, Ajaksi dhe Benfika me 0 pikë pas dy ndeshjesh, duken si skuadrat e njohura në vështirësi më shumë se të tjerët, teksa janë të rrezikuara për të mos kaluar turin.









