Tre të arrestuar për prerje ilegale të druve

Tre të arrestuar për prerje ilegale të druve

Tre persona nga Strumica janë arrestuar për shkatërrim të pyllit. Nga MPB njoftojnë se tek ta janë gjetur 25 metra kub dru zjarri të prera pa leje.

“Më datë 23.12.2022 në ora 14:00 në vendin e quajtur “Varnicë”, në rajonin e fshatit Varvaricë, Strumicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Radovish kanë privuar nga liria shtetasit D.S.(22), S.S.(43) dhe Z.S. (43), të gjithë nga fshati Banicë i Strumicës. Personat janë gjetur duke transportuar gjithsej 25 metër kub dru të prera ilegalisht si dhe u janë gjetur dhe konfiskuar disa sharra elektrike me motor”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button