Tre të vdekur pas të shtënave dhe një situatë pengjesh në Florida

Tre të vdekur pas të shtënave dhe një situatë pengjesh në Florida

Tre persona u qëlluan për vdekje pasi një situatë pengjesh ndodhi në një takim të “Narkotikëve Anonim në Florida”, tha policia.

Një burrë u qëllua dhe një grua ishte marrë peng nga një i dyshuar i paidentifikuar kur oficerët nga Departamenti i Policisë së Daytona Beach u thirrën në skenën e një organizate bamirësie të hënën në mbrëmje.

Një ekip i SWAT hyri në ndërtesë për të gjetur dy viktimat dhe të dyshuarin e vdekur.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për vdekjet.

Njerëz të tjerë në takim ishin në gjendje të shpëtonin nga zyrat e “Be The Bridge”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon njerëzit e pastrehë dhe të tjerët të kenë një fillim të ri në jetë, raportoi Associated Press.

Hetuesit besojnë se ngjarja ishte rezultat i një mosmarrëveshjeje në familje.

LEXO EDHE:

Back to top button