Tregjet evropiane bien, euro rritet mes vonesave të tarifave të Trump
Tregjet evropiane bien, euro rritet mes vonesave të tarifave të Trump

Bursat evropiane janë ulur pasi përmbysja e dytë e Donald Trump mbi tarifat shkaktoi pasiguri të thellë tek investitorët, ndërsa euro ishte në rrugën e duhur për rritjen më të madhe javore që nga kriza financiare.
Indeksi Dax i Gjermanisë ra me 1.6%, pasi të dhënat e dobëta të fabrikës shtuan shenjat e kushteve të vështira ekonomike. Cac 40 i Francës ra me 1.2%, ndërsa FTSE 100 i Londrës ra me 0.5% të premten në mëngjes, pasi indeksi S&P 500 i SHBA ra me 1.8% të enjten mbrëma; në nivelin më të ulët që nga fillimi i nëntorit.
FTSE 100 ishte në udhën e duhur për javën e tij më të keqe në një vit, ndërsa indeksi Stoxx 600, i cili ndjek kompanitë e mëdha anembanë MB dhe BE, ka rënë me rreth 1% këtë javë.
Investitorët anembanë botës janë përpjekur të përpunojnë politikat ekonomike të administratës së Trump, pas një cikli kaotik të vendosjes së tarifave pasuar nga kthime të përkohëshme. Trump ndaloi tarifat mbi Kanadanë dhe Meksikën të enjten për herë të dytë, që do të thotë se ato nuk do të vendosen deri në prill.
Perspektiva e një lufte tregtare me dy partnerët më të afërt tregtarë të SHBA dhe me Kinën, e treta më e madhe e vendit, ka çuar në paralajmërime për një goditje të madhe ekonomike në ekonominë globale, si dhe presion inflacionist në SHBA.
Trump ka fajësuar “globalistët” për shitjet e tregut që kanë përshëndetur luftën e tij tregtare kundër partnerëve më të afërt ekonomikë të SHBA.
I pyetur të enjten nëse tarifat e tij po trembnin investitorët, Trump tha: “Epo, shumë prej tyre janë vende dhe kompani globaliste që nuk do të bëjnë gjithashtu. Sepse ne po marrim mbrapsht, gjërat që na janë marrë shumë vjet më parë.”
Pyetjet mbi angazhimin e Trump për të ndihmuar aleatët tradicionalë ushtarakë të SHBA-së kanë nxitur gjithashtu vendet evropiane – më së shumti Gjermaninë – të thonë se do të huazojnë më shumë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
Kjo e ka forcuar euron, pasi investitorët parashikojnë norma më të larta interesi në përgjigje të politikës fiskale më të lirshme, si dhe rritjes më të dobët ekonomike të SHBA, në qoftë se Trump ndjek luftën e tij tregtare. Euro të enjten u rrit me 0.5% për të arritur një nivel më të lartë katër-mujor prej 1.086 $ kundrejt dollarit amerikan, duke e vënë monedhën e vetme në rrjedhë për javën e saj më të mirë në 16 vjet gjatë trazirave të krizës globale financiare.
Premtimet e shpenzimeve të mbrojtjes kanë nënkuptuar gjithashtu se Dax është rritur me 2% këtë javë, pavarësisht nga rënia e çmimit të aksioneve të së premtes.
Strategjistët e udhëhequr nga Sebastian Raedler në Bank of America, një bankë amerikane investimesh, thanë se investitorët po ndiheshin “të pushtuar nga vazhdimësia e shpejtë e lajmeve makro të profilit të lartë”.
Megjithatë, ata thanë se “në ekuilibër, rrjedha makro e lajmeve tregon për një rritje globale më të dobët përpara”. Tarifat amerikane do të ngadalësonin ekonominë kineze, ndërsa rritja e shpenzimeve të Gjermanisë nuk kishte gjasa të nxiste rritjen në afat të shkurtër.
Perspektiva e rritjes më të ulët ka goditur aksionet e teknologjisë. Të enjten, indeksi Nasdaq ra në një korigjim, më shumë se 10% nën rekordin e tij.
Çmimet e naftës qenë në udhën e duhur për rënien më të madhe javore që nga tetori mes frikës së rritjes më të ngadalshme, e cila mund të peshojë mbi kërkesën. Megjithatë, çmimet u mblodhën të premten me 1.6%.
Çmimet e Bitcoin ranë me 2.7% të premten, edhe pse kriptovaluta më e madhe ka fituar 11% në shtatë ditët e fundit, pasi Trump tha se SHBA do të krijonte një rezëervë strategjike kripto. / The Guardian.