Tregtia jokorrekte, Mickoski nuk e ka pranuar letrën e Azeskit

Tregtia jokorrekte, Mickoski nuk e ka pranuar letrën e Azeskit

Kryeministri Hristijan Mickoski ende nuk e ka pranuar letrën e kreut të Odës Ekonomike, Branko Azeski, me të cilën kërkohet ndryshimi dhe fshirja e neneve nga ligji për praktikat e padrejta tregtare. Mickoski tha se pajtohet që në atë pjesë të intervenohet, por për këtë do të mund të flasë në detaje kur ta marrë letrën.

“Nuk kam marrë letër të tillë, por supozoj se nëse mendoni për ato dukuri që ndodhin me zinxhirët tregtarë që shesin produkte pavarësisht nga prodhimi, qofshin ato nga vendi apo të importuara, kështu që të privilegjuar paguajnë çmim të caktuar dhe kjo paraqet praktikë të padrejtë tregtare, jam dakord me ju dhe se praktika e padrejtë tregtare duhet të ndalet. Ne nuk mund të vendosim disa produkte në fund ndërsa të tjerët që paguajnë më shumë t’i vendosim në qendër dhe kështu ato të jenë në pozitë të privilegjuar, duke mbështetur kështu vetë çmimin e produktit për të cilin po flisni tani”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button