Tregu evropian i automjeteve shënon rritje me 36,9%, cilat janë shtetet në krye

Tregu i automjeteve në Bashkimin Evropian u rrit me 36,9 për qind, duke arritur në një milion në gjysmën e parë të vitit 2021, njoftoi sot Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

- Advertisements -

Kjo shifër pasqyron kontributin e fitimeve të mëdha të regjistruara në mars-maj 2021, sipas grupit tregtar. Shumica e tregjeve të rajonit regjistruan fitime dyshifrore në përqindje, përfshirë katër më të mëdhatë: Italia (53,7 për qind), Spanja (38,4 për qind), Franca (36,4 për qind) dhe Gjermania (21,7 për qind).

“Në prag të performancës pozitive të qershorit, rëniet për gjysmën e parë të vitit ishin më pak të rëndësishme, si në Spanjë (-13,5 për qind) ashtu edhe në Gjermani (-0,04 për qind), e krahasuar kjo me periudhën janar-maj”, vlerësoi ACEA.

Në qershor, regjistrimet e automjeteve në tregjet e BE-së u rritën me 12,4 për qind, nga viti në vit, në 185 573 njësi.

LEXO EDHE:

Back to top button