Trembëdhjetë të arrestuar nën akuzat për vënien e zjarrit në ishullin grek
Trembëdhjetë të arrestuar nën akuzat për vënien e zjarrit në ishullin grek
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_74-780x470.jpg)
Autoritetet greke kanë arrestuar 13 persona pasi fishekzjarret e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës, ndërsa vendi po përballet me një sezon të ri të zjarreve vdekjeprurëse të verës.
Kryebashkiaku i ishullit të Hydra-s shprehu “zemërim” pasi zjarri u ndez vonë dhe u zotua për veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës.
Ndërkohë, dhjetëra zjarre në Greqi këtë javë kanë lënë të vdekur të paktën një person.
“Zjarri i fundit “u shkaktua nga fishekzjarrët e lëshuar nga një varkë dhe dogji pyllin e vetëm me pisha në ishull në një vend që është i vështirë për të pasur qasje dhe nuk ka rrugë”, tha ekipi i zjarrfikësve.
Bëhet e ditur se 13 persona të akuzuar për përfshirje në rast janë arrestuar pas një hetimi të dhe do të paraqiten para prokurorisë së shpejti, shkruan the Guardian.
Por, nuk janë dhënë detaje për të dyshuarit.