Trendafilov me apel për miratim më të shpejtë të ligjit për pagën minimale

Lidhja e Sindikatave pret që deri në fund të këtij muaji deputetët të propozojnë zgjidhjen ligjore për pagën minimale, pasi siç thotë Sllobodan Trendafilov nga LSM, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, shpenzimet dhe faturat e rritura së shpejti do të arrijë te qytetarët.

“Nëse kemi parasysh se faturat e pagesave do të mbërrijnë më 5 shkurt ose 10 shkurt dhe paga minimale ose mëditjet në vend mbeten në të njëjtin nivel, mund ta dini se sa do të varfërohet qytetari maqedonas”, tha Trendafilov.

LEXO EDHE:

Back to top button