Treni përplaset me autobusin, 18 të vdekur në Tajlandë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Tajlandë, ku 18 persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së një treni mallrash me një autobus.

Autobusi kishte rreth 60 pasagjerë, të cilët do të shkonin në një ceremoni fetare kur u përplasën nga treni, në një zonë rreth 30 milje nga Bangkoku. Ndërkohë, edhe 40 pasagjerë morën lëndime në këtë aksident të tmerrshëm. “Katër persona ndodhen në gjendje kritike”, ka thënë një zëdhënës i autoriteteve shëndetësore.

Kryeministri Thai Prayut Chan-O-Cha urdhëroi autoritetet të nisnin menjëherë një hetim në lidhje me aksidentin.

LEXO EDHE:

Back to top button